30 Mars, 2023

“Të shoh orë e minutë! Kujdes, e di ti çfarë nuk dua unë”- U afrua me ish të dashurin pas ndarjes nga Kristi/ Sabiani urdhër të “prerë” Keisit: Mos u merr me askënd, përveç…


Këngëtari Sabiani i ka kërkuar Keisit të qëndrojë larg ish të dashurit të saj, Florenc Hasrama, pas ajo i dha fund lidhjes me Kristin.

Gjatë një bisede telefonike të mundësuar nga produksioni pas sulmit me armë në TCH, ai i tha se e ndjek orë e minutë dhe i kërkoi të ketë kujdes.

Sabiani e porositi që të mos rrinte me askënd tjeter aty përveç Luizit, duke nën kuptuar që të qëndrojë larg Lorencit.

Pjesa nga biseda

Sabiani: Babi te sheh orë e minutë, çfarë ke ti? bushi dëgjo, ti s’ke për të dalë nga aty për asnjë arsye. Ne jemi shumë mirë, ti vetëm hap sytë dhe e di se çfarë nuk dua unë

Keisi: Po e di

Sabiani: I di porositë e mia, kujdes, afër Luizit, nuk dua të merresh me njeri tjetër

Keisi: Po e di

Sabiani: Tē ka babi zemër

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al