30 Tetor, 2020

“Të sapomartuar”- Aktorja e famshme i jep fund beqarisë me një ceremoni private


Aktorja e famshme, Scarlett Johansson dhe partneri i saj, Colin Jost, janë martuar në fshehtësi të plotë.

scarlet johansson colin jost (3)

Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tepër private, të cilën e kanë realizuar fundjavën që lamë pas, raporton “BBC”.

scarlet johansson colin jost (5)

Ky lajm i bukur është dhënë në Instagram nga “Meals on Wheels America”, një shoqatë bamirësie për të moshuarit, ku shkruhet “Të sapomartuar”.

scarlet johansson colin jost (6)

Shoqata e bamirësisë tha se Johannson dhe Jost kishin mbështetur punën e tyre me njerëz të prekshëm gjatë pandemisë Covid-19.

scarlet johansson colin jost (1)

Jemi të lumtur që po japim lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost u martuan gjatë fundjavës, në një ceremoni intime me familjen dhe të dashurit e tyre, duke ndjekur masat e sigurisë COVID-19, të përcaktuar nga institucionet.

scarlet johansson colin jost (2)

Dëshira e tyre për dasmën është të ndihmojnë në realizimin e një ndryshimi për të moshuarit e pambrojtur gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruhet në postim.

Një përfaqësues për Johansson konfirmoi lajmin.

scarlet johansson colin jost (4)

Dyshja është njohur në nëntor të vitit 2010, ndërsa lidhja e tyre nisi 7 vite më pas.

Gjithashtu, në vitin 2019 çifti shpalli fejesën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al