29 Mars, 2023

“Të qenurit mendjemëdhenj e fodullë nuk ju bën kurrë të suksesshëm”- Kë “thumboi” Ronela Hajati?! Këngëtarja ka edhe një mesazh për Albina Kelmendin: S’ta kam frikën vokalisht!


Këngëtarja Ronela Hajati, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ka shprehur mbështetjen për kolegen e saj, Albina Kelmendi.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se nuk “ia ka frikën vokalisht” Albina Kelmendit, e cila do përfaqësojë vendin tonë në Festivalin e madh europian këtë vit me këngën “Duaje”.

“Suksese pafund këtë vit Albina Kelmendi! Mos mendo për rezultate, mendo të shijosh eksperiencën më të veçantë që do përjetosh ndonjëherë! S’ta kemi frikën vokalisht”, shkruan Ronela Hajati.

Gjithashtu ajo “thumboi” artistët shqiptarë që sillen si fodullë dhe mendjemëdhenj karshi kolegëve të tyre.

“Në të gjithë botën gjithë artistët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin si artistikisht, si nga ana njerëzore. Më vjen keq ta them por tek ne ndodh ne nota minimale, gati gati inekzistente. Të qenurit mendjemadh, fodull karshi kolegëve nuk të bën kurrë të suksesshëm”, shkruan Ronela Hajati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al