16 Shkurt, 2018

Të pëlqejnë vajzat? Elvana Gjata i përgjigjet Kejvina Kthellës duke e puthur (FOTO)


Ditën e shtunë këngëtarja Elvana Gjata do të jetë e ftuar në “Xing me Ermalin”, ku të gjithë po presin me padurim intervistën e parë pas kaq shumë kohësh larg ekranit shqiptar.

Elvana do të flasë për karrierën, jetën private, ndarjen nga “Threedots” e shumë çështje të tjera për të cilat publiku është kurioz.Por një nga momentet më kulminante të emisionit që do ndiqni nesër në 21:00, do të jetë çasti kur Elvana puth Kejvina Kthjellën.

Kjo e fundit hyn në studio dhe pyet Elvanën: “Çfarë mendimi ke për vajzat ti? Të pëlqejnë vajzat? Se ti mua po më pëlqen pak si shumë”.

“Qyqjaaa”, tha Elvana dhe vuri duart në faqe si në shenjë turpi, pas asaj që tha Kejvina.

“Unë jam shumë Pro femrës, por jo në atë kuptim që the ti. Më kupton? Kështu që…”, tha Elvana dhe u ngrit papritur e pa kuptuar dhe puthi Kejvinën duke i lënë të gjithë të shokuar. Por se çfarë ka ndodhur, do e ndiqni të plotë ditën e nesërme në 21:00 në “Xing me Ermalin”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al