24 Qershor, 2019

Të lumtur që nuk dolën në përgjime, batutat e deputetëve në pushim


Pritej të kishte ndonjë demoralizim në radhët e socialistëve pas përgjimeve që publikoi “Bild” mbi shitblerjen e votës në Dibër. Në fakt, nuk duket që kjo të ketë ndodhur.

Këtë të enjte në Parlament, deputetët dhe minsitrat e maxhorancës dukeshin shumë të qetë, madje disa prej tyre, në humor mjaft të mirë. Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe deputeti i karrierës në PS, Musa Ulqini, janë parë duke qeshur dhe duke shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin, duke iu referuar historive të përgjimeve. Padyshim që humori ishte tipik shkodran.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al