20 Mars, 2024

“Të lumtë pushka”-Einxhel Shkira në mbrojtje të Egla Cenos: Si mund ti kërkohen prova ‘viktimës’, askush nuk shkon në punë për tu ngacmuar s*ksualisht


Deklarata e bërë nga aktorja Egla Ceno ku ajo tregon se si një fytyrë publike e ekranit e ka ngacmuar seksualisht ka bërë bujë të madhe në rrjet.

Të shumtë ishin personazhet publike që e kritikuan  rrëfimin e Eglës por gjithashtu ka nga ata që e mbështetën dhe e përgëzuan për guximin.

Një ndër to është moderatorja Einxhel Shikira e cila me anë të disa statuseve në rrjetet sociale ka shprehur mbështetjen e saj për deklaratat e aktores.

Për Shkirën është absurde që viktimës si të kërkohen prova pasi askush nuk shkon në një intervistë pune me mendimin që do ngacmohet duke theksuar se ky është realiteti i hidhur i vendit tonë.

Moderatorja gjithashtu ka përmendur edhe kolegët të cilët zgjodhën të heshtin dhe mundohen të gjejnë gabime duke kritikuar deklaratën e Eglës.

“Nuk kam qen dakort me 99% te gjerave që Egla thot e ben, por sot i them:

“Te lumtë pushka”!!

Kjo qe tha do guxim dhe me sa duket ky guxim si mungon asaj as para gjithe botes!!

Ky eshte realiteti jon i hidhur,ge na ben te heshtim nga shume frikera te ndryshme, por mbi te gjitha nga provat qe i kërkohen “viktimes”!! Prova te cilat gjithmone mungone se askush nuk niset me iden se do ngacmohet ne takim pune dhe do ket nevoje ta faktoje ate…E me kete justifikim gjithmone dreitohet gishti si fajore nga ajo që ka patur “guximin e budallait” te nxjerr ne siperfage traumen e historise se saj!

Ndoshta e vertet,ndoshta genjeshter… Ne sdo e dim kurre cfare ka ndodhur, por cuditerisht gjithmon grat po genjekan!

Per te fituar cfare?????? Akoma nuk e dim ca interesi ka nje grua te genjej qe eshte ngacmuar,kur jo vetem nuk fiton gje prej kesaj por as nuk besohet, perkundrazi, quet imorale, mashtruse ose “me siguri e ka kerkuar vet”! Kush dreqin gien guximin te thote “genjeshtren” e saj per tmos marr asgje ne kembim?!?!?!”-shkruan Einxhel Shkira

–statusi i papërpunuar—

 

Më tej ajo e ka vazhduar duke shkruar:

Dhe per “koleget” tona qe mezi presin te bejm dicka te gabuar dhe jane te parat qe reagojne, qe te giykojne nj-tj e te bejn moral neper rjete sociale apo emisione, duke kritikuar si sillemi,si vishemi,si dukemi,sa edukat apo talent kemi etj etj…Me ven keq qe ne situata te tilla, qe e din shume mire qe ky eshte nje realitet i te giithave ne,eshte nje traume e seciles prej nesh, eshte nje e vertet e madhe qe duhet ta ndjejm ne lekure sa here njera prej nesh ngre ze te tregoj…  Ju cuditerisht heshtni dhe beni sikur sju ka ndodhur kurre, por vetem “imoraleve” qe ndoshta “e kane kerkuar vet” i ndodhin keto gjera!! E shpifur sesi ne gabim gjendeni gjithmon aty te cepi gati te thoni dicka por ne nevoje ju jeni te zena duke pa punet tuaja!! Politikisht korrekte si gjithmone,bravo

 

Kujtojmë që në spektaklin e kësaj të marte, Egla Ceno pa reagimin e Saimir Kodrës, duke u shprehur se mban përgjegjësi për ato që ka dhënë dhe që ka kaluar, por shprehet se për këtë nuk ka prova.

“Unë e ftoj Samirin të qetësohet me prononcimin që bën. Pa kaluar ne skenarë, regjisorë, aktorë etj. Unë nuk flas me skenarin e dikujt që të them një gjë kaq të vërtete saqë e kam kaluar nën lëkurën time. Marr përgjegjësi për gjerat që them. Mirësetëvijë gjykata. Unë sigurisht nuk do kem prova materiale, sepse një event i ndodhur para 25 vitesh i paregjistruar, kërkesë pune në një studio radio. Nuk ka prova, unë nuk kam shkuar aty për të regjistruar. Mund të bëj një gjë tjetër, që do ta mendoj mirë  para se ta them. Unë jam përgjegjëse për atë që them”, tha Egla Ceno.

Lexo edhe:

Deklarata e fortë e Egla Cenos! Saimir Kodra paralajmëron padi penale! Reagon aktorja: Prova s’kam, por…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al