27 Shtator, 2019

Të ka bërë të pasur gazetaria? Jonida Shehu tregon sa paguhet


Gazetarja e njohur dhe njëkohësisht moderatorja e “Soiree” në ‘Top Channel”, Jonida shehu ka qenë ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”. Ajo ndër të tjera ka folur për karrierën e saj të gjatë në gazetari e televizion dhe janë jo pakm por 17 vite.

Pyetjes ‘a të ka bërë të pasur gazetaria’, moderatorja i është përgjigjur se paguhet shumë mirë në krahasim me profesionistët e tjerë.

“Po tallesh ti tani…Ne paguhemi shumë mirë në krahasim me çfarë mund të paguhen profesionistët e tjerë. Ndërkohë kjo gjëja mund t’i duket disave dhe e padrejte. Por televizioni ka shumë kosto. Ka kosto mirëmbajtjeje, kosto tangërlliku. Në televizion nuk paguan asnjë pronar, asnjë producent aq sa është kostoja reale e një njeriu për të dalë në ekran”, u shpreh Jonida gjatë intervistës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al