20 Shtator, 2019

“Të ikën truri fare”, shoqja e Jonida Vokshit desh i prishi dasmën: E kupton? Gjysma e saj është Elvana


Të shtunën që kaloi, moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi, kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Besnik Krapin.

Të ftuar në dasmë ishin mjaft personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Madje ishte mikja e saj më e mirë, këngëtarja Elvana Gjata ajo që celebroi çiftin.

Lidhur me këtë fakt, duket se është bërë xheloze mikesha tjetër e Jonidës, Olta Daku.

Në një intervistë për emisionin “Lart e poshtë”, aktorja është shprehur se kjo gjë ‘ia ka hequr trurin’ dhe se ishte gati të shkatërronte dasmën.

“Unë vërtet jam shoqja e ngushtë e Jonidës, por nuk jam gjysma e saj. Gjysma e saj është Elvana Gjata. E kupton? Të ikën truri fare, do shkoj ta prish tani dasmën” tha Daku me humor, pasi dasma shkoi shumë mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al