Ish-fnalisti i “Big Brother Vip”, Kristi Aliaj ka folur së fund,i për eksperiencën e tij në shtëpinë e famshme dhe raportin me Luiz Ejllin.
Teksa ishte i ftuar në “Wake Up”, Kristi u shpreh këngëtari e kishte të merituar fitoren. Sakaq ai tregoi se Luizi i vuri të gjitha karta në tavolinë dhe ishte përgatitur shumë për këtë spektakël pasi ishte shansi i tij i fundit.
Më tej ish-banori theksoi se i vinte keq për Luizin pasi të gjithë banorët e rinj që hynin brenda e donin për interes.
Pjesë nga biseda
Mendon që Luizi e meritonte fitoren?
Kristi Aliaj: Po.
Për çfarë arsye?
Kristi Aliaj: Luizi e meritonte fitoren vetëm për një arsye dhe këtë e them si belg, ishte përgatitur shumë. E kishte kuptuar situatën që mund të krijohej aty. Kishte nevojë. Ishte shansi i fundit i atij. Po të dështonte këtu do ishte në një pozitë shumë të rëndë. I vuri të gjitha kartat në tavolinë, nuk mbajti asgjë ai.
A pati ndonjë moment që banorët e tjerë u dorëzuan para Luizit?
Kristi Aliaj: U dorëzuan të gjithë. Edhe unë kisha momente dorëzimi në tentativë. Unë e kuptova çfarë impakti kishte jashtë. Unë e kuptoja tek banorët se si i përuleshin. Dinin gjëra që nuk i thoshin. I komunikonin në mënyrë indirekte. Të gjithë ishin vetëm për interes dhe asgjë tjetër. Më vinte gjynah për Luizin se e trajtonin në një mënyrë të tillë. Kurse unë me atë isha më i vërtetë, nuk shikoja interes te ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al