19 Tetor, 2018

Të gjithë e njohim si prezantuese e balerinë, por ja profesioni i vërtetë i Hueyda El Saied


Hueyda El Saied spikati që në daljen e saj të parë  në “12 vallëzime pa një të shtunë”. Pas kësaj, ajo prezantoi edhe disa emisione të ndryshme, duke u kthyer kështu në një nga vajzat më të pëlqyera e më të komentuara në showbiz-in shqiptar.

Teksa të gjithë e njohim si prezantuese spektaklesh, si balerinë apo edhe piktore, ajo së fundmi ka treguar se cili është profesioni i saj i vërtetë.

Ajo është bërë pjesë e rubrikës “10 gjërat që nuk i dinit për…” në revistën “Who”, ku ka zbuluar shumë sekrete rreth vetës së saj.

“Jam juriste. Ju më njihni si prezantuese, balerinë apo piktore, por studimet e larta i kam kryer për drejtësi në ‘Fakultetin e drejtësisë’ në Tiranë. Kam bërë dy master, një për ‘Marrëdhënie Ndërkombëtare’ dhe tjetrin për të ‘Drejtat e njeriut’ në universitetin e Romës, Itali”, shprehet ajo.

Njëkohësisht ka treguar edhe punën që bën në Luksemburg, aty ku jeton prej vitesh me familjen dhe djalin e saj

“Punoj në një bankë amerikane në Luksemburg si eksperte në departamentin “Kundra pastrimit  të parave”, ka treguar Hueyda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al