1 Korrik, 2018

Të gjithë bashkëpunëtorët e Salianjit në inskenimin e makinës plot me euro në Parlament


Nuk e bënte për herë të parë. Teksa flitej kaq shumë për kapjen e “peshkut” të madh, një batutë e përdorur nga ambasadori Lu, Ervin Salinjani, deputet i Parlamentit, tentoi të fusë në Parlament një peshk të madh, të cilin nuk ia lejuan. Por, ndërkohë, ia doli të fusë dy çanta të mëdha që kishin si dizenjo monedha euro.

Por dhe ishte kujdesur që të vinte në Parlament me një makinë “Toyota Yaris”, fiks si makina ku u gjetën eurot, pak ditë më parë. Kësaj here ia doli të fusë çantat brenda në sallën e Parlamentit, por ajo që vumë re, është se ai kishte disa bashkëpunëtorë në këtë aksion. Shoferi dhe një zonjë që u fotografua pranë tij, duken shumë në humor për atë që po ndodh, por edhe gazetarët u kënaqën nga kjo që bëri Salinjani, pasi do kishin çfarë të raportonin. Diçka më ndryshe nga lajmet e zakonshme nga Parlamenti.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al