11 Maj, 2020

“Të është thyer ndonjëherë zemra?”- Moderatorja shqiptare flet hapur dhe e pranon: S’ka vaksinë nga kundër …


Fjoralba Ponari po shfrytëzon qëndrimin në shtëpi për të zhvilluar pyetsor në Instagram me ndjekësit e saj, të cilët e pyesin për tematika të ndryshme.

Së fundmi ajo është pyetur nëse iu është thyer ndonjëherë zemra nga ndonjë djalë dhe sesi ka vazhduar të ecë përpara.

Moderatorja pranoi se ska një vaksinë kundër thyerjes së zemrës duke u shprehur: “Fokusohu në ndjesitë pozitive të jetës. Këndo, kërce, lexo dhe dil me shoqërinë, nis një hob të ri, bëj gjërat që do, rritur si njeri dhe do tërheqësh të njëjtat gjëra e njerëz pozitiv rreth vetes.”

Fjoralba ka pranuar se është në një lidhje prej shumë kohësh por moderatorja ka hezituar që të japë detaje rreth personit që i ka rrëmbyer zemrën.

Ajo është treguar shumë e rezervuar kur është pyetur në lidhje me personin që ka në krahë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al