14 Nëntor, 2018

Të ecësh në mes të ferrit, gruaja filmon makinën e saj duke u larguar nga zjarri vdekjeprurës (VIDEO)


Një video e tmerrshme tregon një makinë teksa po kalon në rrugët e përfshira nga flakët në Kaliforni.

Kjo video është bërë publike nga Rebecca Hackett nga Agoura Hills, e cila kishte frikë për jetën e saj ndërsa po udhëtonte përmes zjarrit Woolsey të ndezur përgjatë Kanan Road në Malibu gjatë fundjavës.

Pamjet e kapura nga ajo tregojnë zjarrin e madh që ka përfshirë vendin si dhe momentin kur Rebecca kalon përmes një tuneli.

Kur ajo del, e gjithë qielli është qelibar dhe flakët dhe ndezjet shihen duke fluturuar drejt xhamit të saj.

‘Oh Zoy, të lutem, më lër të largohem nga këtu, të lutem, o Zot, të lutem më lër të largohem prej këtu’, dëgjohet ajo duke thënë përmes lotëve.

“E filmova këtë video sot teksa po ecja në Kanan, Malibu. Qëndroni të sigurte. Duke u lutur për të gjithë njerëzit e kafshët sot, në këtë zjarr të frikshëm”, shkruan ajo bashkëngjitur me videon që ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al