1 Maj, 2020

“Të dua, do më mungosh përgjithmonë”- Grimieri i famshëm shqiptar humb njeriun e dashur nga koronavirusi


Grimieri i famshëm Mario Dedivanovic ka dhënë një lajm të trishtë.

Xhaxhai i tij, i cili ishte infektuar me koronavirus, ka humbur betejën me sëmundjen.

Lajmi e dha vetë grimieri me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shpreh dashurinë për xhaxhain e tij, duke thënë se do i mungojë gjithmonë.

“U prehsh në paqe i ëmbli im Axhi. Të dua ?? Sot ne përcollëm xhaxhain tim të dashur i cili humbi betejën me Covid-19. Do të më mungosh përgjithmonë ♥️”– shkroi Mario.

Ai zbuloi se xhaxhai i tij ishte prekur me COVID-19 rreth dy javë më parë.

Grimieri qepi edhe qindra maska për mjeket në New York për ti ardhur në ndihmë në betejën ndaj koronavirusit.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al