28 Tetor, 2019

Tayna ‘kapërcen’ kufijtë e famës, futbollisti i njohur i Real Madrid, fans i saj


Ajo është një nga reperet e pëlqyera dhe në një kohë të shkurtër duket se fama e saj po rritet me ritme të shpejta.

Hitet e Taynas po dëgjohen kudo, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Kështu futbollisti i Real Madrid, Vinicius Junior, ka shprehur hapur pëlqimin ndaj këngëtares shqiptare.

Ai ka publikuar në ‘Instastory’ një pjesë të këngës së saj të fundit ‘Sicko’, duke e bërë tag edhe Taynan.

Ajo e ka ripostuar këtë video në ‘Instagramin’ e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al