18 Qershor, 2019

Tayna diplomohet, ja profesioni që ka zgjedhur pas muzikës


Reperja e njohur, Tayna, publikoi një ditë më parë një fotografi ku shfaqet me një diplomë në dorë dhe me kapelën e studentit të diplomuar në kokë.

“Momente lumturie dhe krenarie”, shkruante Tayna bashkëngjitur me foton, ku duket se është e gëzuar për këtë arritje në jetën e saj.

 

View this post on Instagram

 

Proud and happy moments??‍? #cse

A post shared by Tayna (@tayna) on


22-vjeçarja e cila një vit më parë korri sukses me këngën “Columbiana” dhe më pas me të tjera klipe, është shprehur në një intervistë për “Express” se ishte e vendosur që të mos hiqte dorë nga shkollimi.

“Gjithmonë edukimin kam pasë të rëndësishëm dhe ma merr endja me thënë “s’kam faklutet” në ditët e sotme nuk është shumë lavd. Unë jam pro edukimit dhe me pas një diplomë përveç karrierës, me pas edhe një plan B se këndimi nuk zgjat gjithë jetën”, është shprehur reperja gjatë intervistës.

Dhe cili është plani B i saj? Tayna sapo përfundoi vitin e tretë bachelor për Shkenca Kompjuterike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al