29 Tetor, 2022

Taylor Swift rikthen “Hirushen”, detaje nga filmi më i ri i këngëtares


Një rol ndryshe nga çfarë jemi mësuar, mund të konsiderohet për Taylor Swift ai i Hirushes, pasi ylli ynë i muzikës country është mësuar me paraqitje më të freskëta dhe më të relaksuara, larg atyre të princeshave të Disney -t.

Këngëtarja amerikane ka ndarë videoklipin e dytë nga albumi i saj i ri me titull “Midnights” dhe ka interpretuar në mënyrën e saj historinë e Hirushes me këngën “Bejeweled”.

Në videoklipin e suksesshëm, Taylor Swift luan rolin e princeshës së dashur, ndërsa aktorja e “Jurassic Park” Lora Dern luan njerkën e saj të keqe. Motrat Haim shfaqen si motrat e saj të llastuara dhe i gjithë “Bejeweled” sillet rreth një kërcimi, ashtu si në përrallë. Njoftimi për publikimin erdhi nga Instagrami i këngëtares dhe bëri bujë te fansat e saj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al