7 Qershor, 2019

Tashmë është zyrtare, modelja seksi dhe Bradley Cooper i japin fund lidhjes pas 4-vitesh


Një ditë më parë u raportua në mediat e huaja se supermodelja ruse, Irina Shayk, i ka dhënë fund lidhjes me aktorin e famshëm, Bradley Cooper, me të cilin ka një vajzë dy vjeçare që quhet Lea De Seine.

Tashmë kjo është zyrtare! Madje 33-vjeçarja ka lënë shtëpinë 4.5 milionë dollarëshe në Pacific Palisades, pasi çifti po përpiqej që t’i bënte gjërat të funksionojnë.

Por mesa duket tani gjithçka ka marrë fund. Irina dhe Bradley po përpiqen që të ndajnë kujdestarinë e vajzës së vogël.

Dyshja janë bashkë që prej vitit 2015, e sipas një burimi, ata përpoqën ta bëjnë që lidhja të funksionojë për hir të vajzës por nuk ia dolën.

“Ata nuk kanë qenë mirë për disa muaj dhe Irina vendosi se do të ishte më mirë nëse ajo do të shkonte në shtëpinë e saj. Nuk duket se ka mbetur shumë kohë për të dy, para se t’i japin fund njëherë e mirë”, tha burimi.

Ky i fundit shtroi se, arsyeja e vetme që mbante së bashku 33-vjeçaren dhe 44-vjeçarin, ishte vajza e tyre Lea.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al