24 Qershor, 2018

Tani që u bashkua me PS-në, Reme Lala ndryshon stil në veshje


Pak ditë më parë, në turin e takimeve të Kryeministrit Rama nëpër Shqipëri, ndalesa e radhës ishte në Dibër. Siç dihet, Reme Lala është deputete e Dibrës, por nën siglën e PDIU-së. Nëse ju kujtohet, vjet sapo fitoi, Reme Lala deklaroi që ajo do të ishte në krah të PS-së, edhe pse i përkiste një partie tjetër, por më pas atë deklaratë nuk e përsëriti më.

Sot, pas gati një viti, Reme Lala deklaroi në takimin me popullin e Dibrës në prezencë të Kryeministrit, se ajo do të kalonte me fituesit, grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Madje, shtoi se edhe kolegia e saj Elena Gina do të bënte të njëjtën gjë. Por pas dy ditësh, Gina deklaroi se nuk i është bashkuar grupit të PS-së, por ishte një deputete e pavarur.

Këtë të enjte, dy deputetet që janë shoqe të pandara, vijojnë të rrinë përsëri bashkë, ndërkohë që vëmë re ndryshimin në stil të Reme Lalës. Ajo që dikur ishte më tepër në stilin e veshjes së moshës së saj, duke përdorur ngjyra dhe modele të ndryshme, këtë të enjte është shfaqur serioze, por dhe shumë shik, më veshje bardh e zi, këpucë dhe çantë të zezë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al