6 Maj, 2019

Tani që nuk është më ministër, Bushati relaksohet në këtë mënyrë (FOTO)


Për hir të së vërtetës, të gjithë ata që e frekuentojnë zonën e Liqenit Artificial dhe bëjnë aty aktivitete sportive, vështirë të mos jenë takuar ta paktën një herë me portretin e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Si një banor i asaj zone, Bushati nuk e ka lënë asnjëherë pas dorë sportin, edhe kur ka qenë ministër. Por me siguri tani që është thjesht deputet, ai mund të gjejë më shumë kohë për t’u marrë me hobet e tij.

Bushati shihet gjithmonë në shoqërinë e bashkëshortes së tij, madje shpesh marrin edhe fëmijët. Me kapele sportive duket gati i paidentifikueshëm, por gjithsesi Bushati nuk u shpëton dot syve kureshtarë dhe janë të shumtë kalimtarët e rastit që e përshëndesin.

Tani që nuk është më ministër, Bushati ka mbajtur disa herë qëndrime kritike ndaj qeverisjes dhe Kryeministrit Rama. Nuk e dimë nëse kritikat do t’i lërë me kaq apo do të intensifikojë veprimtarinë e tij si opozitë brenda Partisë Socialiste.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al