15 Shkurt, 2022

Tani mund të bëni like edhe në “stories”/ Instagram bën përditësimin e fundit


Rjeti social “Instagram” po bën një përditësim të ri që i lejon përdoruesit e aplikacionit të ndërveprojnë  nëpërmjet “stories”  

Deri më tani, mënyra e vetme për të komunikuar me një person nëpërmjet instastory ishte nëpërmjet një mesazhi ose reagim që shkonte diret në mesazhet e tij. Me përditësimin e ri mund të dërgoni një pëlqim ose reagim privat kur dikush ndan një story që ju pëlqen.

Si mund të përdoret opsioni i ri?

Opsioni u bë i aksesueshëm për të gjithë në 14 shkurt, ku kreu i Instagramit, Adam Mosseri sqaroi gjithashtu sesi do të funksionojë.

Pasi të keni përditësuar aplikacionin dhe të keni akses në risinë e “Instagram”-it, do të gjeni një ikonë të re në formë zemre që ndodhet midis opsionit “Dërgo mesazh” dhe ikonës së aeroplanit. Like-et e marra do të shfaqen krah numrit të atyre që kanë parë postimin tuaj dhe askush tjetër përveç jush nuk do të mund t’i shohë, siç ndodh me postimet në Feed.

 “Ideja këtu është të sigurohemi që njerëzit të mund të shprehin më shumë mbështetje për njëri-tjetrin, por edhe të pastrojmë pak DM-të. Mesazhet janë një prioritet kyç për ne, dhe një pjesë e madhe e kësaj është fokusimi në DM-të mes jush dhe njerëzve që ju interesojnë”– tha Adam Mosseri, kreu i “Instagram”.

Secili prej përdoruesëve në fund mund të shohë numrin total të pëlqimeve, shikimeve dhe mesazheve që ka marrë në Story si një mënyrë për të matur ndërveprimin aktiv që ka me ndjekësit.

Përditësimin e fundit “Instagram” e bëri vjeshtën e kaluar, ku shtoi opsionin për të fshirë imazhet dhe videot nga një postim me ‘slide’.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al