30 Mars, 2018

Surprizohet Adelina Tahiri, merr një dhuratë të shtrenjtë nga bashkëshorti (FOTO)


Adelina Tahiri është në muajin e pestë të shtatzënisë, e padyshim që janë ditët më të bukura për të.

Këngëtarja për një kohë të shkurtër ka surprizuar fansat e saj me lajme të njëpasnjëshme të gëzueshme, siç ishte fejesa, martesa e më pas shtatzënia.

Ajo tashmë ka nisur një jetë të re me bashkëshortin e saj Serjozha Markov, i cili duket se po e trajton Adelinën si të ishte një princeshë e vërtetë.

Adelina ka postuar foto të shumta ku ka treguar detaje nga shtëpia e tyre luksoze të mbuluar në ar. Por tashmë ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është dhurata që këngëtarja ka marrë nga bashkëshorti, duke i lënë të gjithë pa fjalë.

Tahiri ka postuar në rrjetet sociale foto ku shihet duke pozuar pranë një makine “Mercedes-Benz” super luksoze në ngjyrë të bardhë.

Në foton në fjalë, këngëtarja shihet e buzëqeshur teksa qëndron pranë dhuratës së saj më të re, që është zbukuruar me një fjongo blu.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al