30 Gusht, 2018

Surprizë në derën e shtëpisë, Luana Vjollca mbetet pa fjalë nga dhurata (FOTO)


Vera e këtij viti ka qenë mjaft e suksesshme për Luana Vjollcën. Ajo ka patur koncerte të shumta në të gjitha trevat shqiptare. Nëpërmjet postimeve të ndryshme në llogarinë e saj në “Instagram” ka treguar se sa e angazhuar ka qenë me koncertet.

Ndërkohë së fundmi ka nisur edhe punën për projektin gjigand që do të nisë së shpejti në “Top Channel”. Mbrëmjen e djeshme Luana ka vendosur që t’u tregojë ndjekësve të saj se sa e zënë është me punën.

Me anë të postimeve në “Instastory” moderatorja na ka përshkruar se si është një ditë e saj, e mbushur me angazhime të shumta, duke filluar nga puna në “Top Channel” për spektaklin “Big Brother Albania VIP”, e deri në udhëtimin e  saj drejt Kosovës për të regjistruar tre këngë të reja.

“Zgjohem në 8 të mëngjesit. Mbaroj takimet, shkoj në ‘Top Channel’, punoj mbi emisionin e ri…Nisem për në Kosovë. Punoj dhe regjistroj 3 këngë të reja në studio…”, shkruan Luana në postimin saj.

Të gjithë këtë ajo e tregoi pasi në orën 3 të mëngjesit kur është kthyer në shtëpi ka gjetur një dhuratë që e ka surprizuar pa masë.

Një fansja e saj i ka lënë poshtë derës një letër mjaft domethënëse dhe një unazë. Një dhuratë që ka e surprizuar jo vetëm Luanën, por edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Arsyeja pse nuk ndalem. Sonte me këtë lodhje, kjo ishte gjithçka që kisha nevojë për të vazhduar”, shkruan Luana në postimin e saj duke na treguar se ku e gjen gjithë forcën për të punuar kaq shumë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al