3 Tetor, 2022

Supersticioze, Xhemi Shehu ndan fotot e rralla të djemve të saj dhe zbulon arsyen pse nuk i ekspozon: Sa herë i postoj…


Larg skandaleve, me shkëputje nga ekrani dhe jo shumë aktive në rrjetet sociale- Xhemi Shehut nuk i pëlqen shumë të jetë në qendër të vëmendjes dhe ruan jetën private me hermetizëm. Sidomos dy djemtë e saj dhe bashkëshortin që shumë rrallë i ekspozon në mediat sociale.

Moderatorja ka bërë një përjashtim së fundmi duke ndarë me ndjekësit e saj dy foto të fëmijëve, Gabrielit dhe Martinit, të cilët shihet duke ngrënë drekë dhe duke marrë rreze dielli. “I pari dhe i dyti”- ka shkruar moderatorja krah fotove dhe dihet tanimë se dy djemtë janë kopje e saj.

Dhe ndryshe nga shumë figura të tjera, Xhemi nuk ngurron të pranojë se djemtë nuk i ekspozon për shkak se është supersticioze. Duket folur rreth faktit se i mban të vegjlit e saj larg mediave sociale, moderatorja tha:

“Jo më larg se dje i nxora dhe nuk e di se çfarë pata. Nuk i kam postuar shumë. Kur ishin më të vegjël kam nxjerrë ndonjë foto me mendimin se rriten e do ndryshojnë, të paktën nuk do njihen e do mbahen mend. Më smureshin sa herë i nxjerrja në rrjetet sociale, nuk më hanin bukë, iu hipte temperatura. Dhe besoj shumë te kjo energjia. Qoftë për mirë, qoftë për keq ndikojnë tek ta dhe i kam hequr”. – u shpreh Xhemi.

Më tej ajo tha se nuk i kupton rrjetet sociale dhe ka një raport të keq me postimet. “Më duket absurde, shumë kot. Nxjerr një foto të bukur, vijonë komentet, e morëm vesh. Po pastaj? Të postoj se çfarë ha nuk më duket tërheqëse. Nuk më pëlqen. E kam mbyllur Instagramin tre herë, kjo është hera e katërt që e kam hapur. Dhe e mbaj vetëm për punë”.

Xhemi u rikthye sërish në ‘Portokalli” këtë sezon pas rreth dy vitesh shkëputjeje. Duke folur për këtë ajo tregoi sot se është si një histori dashurie por nuk e kishte menduar se do kthej sërish. Moderatorja tha se shkak i rikthimit ishte bërë Salsano Rrapi, i cili kishte organizuar një takim mes saj dhe drejtuesve.

“Rikthimi im në “Portokalli” është si një histori dashurie nga këto që zihesh, ndahesh dhe bashkohesh prap se të merr malli se nuk shkëputesh dot. Është e pabesueshme, unë nuk e dija që do rikthehesha. Nuk e mendoja. Madje kisha menduar se isha shkëputur përfundimisht nga ekrani. U futa pak në shina me “Qesh mirë kush qesh i fundit” por ai ishte një program i vogël. Mendoj se nuk më janë ndezur mirë motorët se pas dy vitesh shkëputje duhet pak punë. Por, ndjesia ime është sikur nuk jam shkëputur asnjëherë. Në fakt Salsano u bë shkak i rikthimit. Ai realizoi një takim mes meje dhe drejtuesve dhe ramë dakord për një rikthim.”– u shpreh Xhemi në “Wake Up”.

Duke u kthyer pas në periudhën kur ajo vendosi të shkëputej nga ekrani, Xhemi tha: “Ishte një periudhë që u lodha. ‘Portokallia’ ka qenë shumë angazhues dhe merrte shumë nga koha ime. Ka qenë periudha kur duhet të fokusohesha te familja ime dhe te disa punë private. Realisht duhet të shkëputesha. Por më vonë kuptova se vendi im është në ekran.”

Ndryshe nga sezoni kur iku, Xhemi rikthehet tani jo vetëm krah Salsanos por edhe krah Fjoralba Ponarit. E pyet për bashkëpunimin me këtë të fundit, moderatorja tha se mes tyre nuk ka asnjë rivalitet dhe se është me fat që moderon krah saj.

“Fjoralbën e njoh që te “E diell”. Më bëhet shumë qejfi që do punojmë bashkë. Kam konsideratat më të larta. Përveçse është e talentuar dhe duket sikur ka një jetë që e bën “Portokalli”, është njeri shumë i mirë dhe sot vuan për njerëz të mirë dhe jam me fat që punoj me të. Nuk e shohim njëra-tjetrën si rivale.”- deklaroi Xhemi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al