16 Mars, 2020

Supermodelja dhe bashkëshorti i saj puthen përmes xhamit në pritje të testit të koronavirusit: S’duam të përhapim mikrobet


Heidi Klum dhe bashkëshorti i saj Tom Kaulitz po qëndrojnë të ndarë derisa të marrin rezultatet e testit të koronavirusit.

Supermodelja zbuloi pak ditë më parë se të dy, si ajo dhe Tom janë sëmurë,  ndaj kanë vendosur të qëndrojnë të ndarë deri në mometin që të marrin përgjigjet e testit nëse janë të infektuar me koronavirus.

“Si shumë prej jush, kam qenë sëmurë gjatë gjithë javës. Për fat të keq edhe bashkëshorti im u kthyer nga turneu disa ditë më parë dhe gjithashtu është sëmurë,”– njoftoi Klum.

Ndërsa shtoi: “Për të qenë të sigurtë po qëndrojmë larg derisa të marrim rezultatet e testeve tona të koronavirusit, që më në fund arritëm ti marrim.”

Modelja në një postim në Instagram tha se mendonte se ishte infektuar me koronavirus por asnjë mjek nuk kishte shkuar për ta vizituar apo për ti bërë testn.

46 vjeçarja publikoi edhe një video me këngëtarin, me të cilin u martua vitin e kauar, duke u puthur përmes një xhami si rezultat i qëndrimit në ambiente të ndara.

“Nuk duam të përhapim mikrobet dhe të rrezikojmë që të sëmurim të tjerët dhe njëri-tjetrin. Po aq sa dua ta përqafoj dhe ta puth, po aq e rëndësishme është të bëj gjënë e duhur dhe të mos përhapet më tej virusi. Këto periudha janë të çuditshme. Por në këto momente, ju kujtoni se cilat janë me të vërtetë të rëndësishme, njerëzit që i doni dhe mbajtja e tyre të sigurt. Distanca sociale është ajo që të gjithë ne duhet të bëjmë tani për të qenë qytetarë të përgjegjshëm të botës. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë dhe varet nga ne që të mbrojmë të dashurit tanë, fqinjët dhe komunitetet tona,”- përfundoi Klum.

 

 

 

View this post on Instagram

 

Like many of you, I also have been sick all week and, unfortunately, my husband who returned from his tour a couple of days ago is also feeling ill. To be safe, we are staying apart until we get the results of our Coronavirus tests (that we were finally able to get today) back. We don’t want to spread germs and risk others getting sicker… even each other! As much as I want to embrace him and kiss him, it is more important to do the right thing and not spread further. ❤️ These are strange times… but in these moments, you remember what’s really important- the people you love and keeping them safe. Social distancing is what we all need to do right now to be responsible citizens of the world. We are all in this together and it is up to us to protect our loved ones, and our neighbors and our communities. Please listen to the officials and stay at home if you can and physically distance yourself from other people… especially if you are not feeling well. I see all the beautiful things people are doing for each other all over the globe and that gives me hope! Sending all of you love and positivity and healing vibes… together we can get through this but we need to be proactive so that we can all have a bright and healthy future. ??✌??❤️ #socialdistancing #washyourhands #stayput #bekindtoeachother

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al