23 Maj, 2018

Suksesi i radhës i Era Istrefit, Will Smith tregon bashkëpunimin me këngëtaren shqiptare


Kryefjala e mediave rozë në mbarë diasporën është fakti se këngëtarja më origjinë shqiptare, Era Istrefi do të jetë pjesë e projektit muzikor të Kupës së Botës. Lajmi u konfirmua ditë më parë dhe Era do të këndojë himnin e botërorit “Rusi 2018” përkrah dy figurave të mëdha, siç është Will Smith dhe Nicky Jam.

Ka qenë pikërisht Will Smith ai që nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka bërë të ditur titullin e himnit të botërorit të këtij viti, i cili do të jetë “One Life To Live it Up”.

Në foton e publikuar nga Smith, këngëtarja me origjinë shqiptare nuk është, por bashkëpunëtori i saj ka preferuar ta bëj tag dhe ta tregojë si pjesë e projektit që duket se i ka entuziazmuar të gjithë këngëtarët.

Ky është një tjetër sukses i vajzës nga Kosova, e cila shumë shpejt po ngjit shkallët e suksesit. Duhet thënë se deri më tani asnjë këngëtarë shqiptarë nuk ka qenë pjesë e një projekti të tillë.

Për të gjithë shqiptarët, pjesëmarrja e Era Istrefit në himnin e “Botërorit Rusi 2018” po shihet si një përfaqësim sado i vogël, në mungesë të kombëtares shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al