23 Shkurt, 2018

Studimi i frikshëm: Alkooli shkakton probleme mendore, kjo është masa që ju dëmton


Abuzimi me alkoolin është një faktor i rëndësishëm rreziku për shfaqjen e të gjitha formave të demencës, sidomos në fillimin e hershëm në një moshë më të re, sipas një studimi të ri shkencor të madh francez.

Hulumtuesit e universiteteve të Parisit dhe Bordo dhe institutit mjekësor INSERM, i cili bëri një njoftim të publikuar në revistën e shëndetit publik, ka analizuar të dhënat për më shumë se 1.1 milion të rritur që janë diagnostikuar me probleme mendore (ndër të tjera për shkak të Alzheimerit) dhe për gati një milion njerëz të diagnostikuar nga abuzimi me alkoolin.

Rreth 3% e rasteve të demencës iu atribuan dëmtimit të trurit për shkak të alkoolit. Abuzimi me alkoolin ishte shoqëruar me një rrezik tre-fish të problemeve mendore.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al