27 Nëntor, 2017

Stresi tërheq mbrapsht gjithçka tha për Hygerta Sakon? Shikoni ç’ka ndodhur


Pas intervistës së Hygerta Sakos në “Thumb” ku tha se nuk e kishte dëgjuar kurrë Stresin dhe se nuk përdhunonte veshin me muzikë të tillë, këngëtari bëri një postim në Instagram me përmbajtje negative dhe ofenduese. Ndërkohë disa orë pas postimit të tij reagoi edhe moderatorja sportive e cila tha se nuk e  kishte personalisht me Stresin dhe se fjalët e saj janë keqinterpretuar dhe duheshin lexuar brenda kontekstit që ajo i ka thënë , si një njeri aspak fanse e dashamirëse e muzikës rep.

Nga ana tjetër vetëm pak më vonë nga deklarata dhe sqarimi i saj , ne kemi parë që postimi me konotacion ofendues është fshirë nga faqja e artistit.

Me sa duket Stresi ka ‘’ndërruar mendje’’ dhe ndoshta ka kuptuar se është shpejtuar në atë çka ka thënë .

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al