16 Prill, 2018

Stresi provokon përsëri, pasi u kap duke konsumuar kokainë shfaqet duke…


Rreth tre ditë më parë reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi përfundoi në prangat e policisë, pasi u kap në një lokal duke konsumuar kokainë.

Gjatë dëshmisë së tij në polici Stresi pranoi se ishte përdorues droge, por tha se kokaina që po pinte nuk ishte e tij.

Ndërkohë një ditë më parë, gjykata mori vendimin që reperi të hetohej në gjendje të lirë.

Mesa duket “Bad boy”-t i ka munguar pak liria e tij e përditshme dhe pas dy ditësh qëndrimi në qeli ka publikuar në “Instagram” një video nga ato që ka më shumë qejf.

Jom shum i madh per ju #free

A post shared by Stresi?? new ? (@stresi) on

Reperi është shfaqur duke tymosur marihuanë teksa ka filmuar në video murin e lagjes ku shkruhet: “Policëve mos u dorëzo. Paqe jeshile. Banda e lagjes”.

Ndërsa bashkëngjitur me videon Stresi shkruan: “Jom shumë i modh për ju i lirë”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al