6 Maj, 2020

“Stop, mjaft më”- Besa Kokëdhima irritohet nga qëndrimi në karantinë dhe bën thirrjen


Vendimi për të qëndruar të izoluar dhe lëvizja me orare duket se e ka acaruar këngëtaren e njohur Besa Kokëdhima.

Ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, ku bën thirrje për ti dhënë fund izolimit.

“Stop mbylljes, mjaft më”- shkroi Besa Kokëdhima.

Prej rreth 2 muajsh ajo po qëndron e izoluar, ndërsa aktivitetet muzikore dhe koncertet janë anuluar të gjithë për shkak të koronavirusit.

Dhe duket se qëndrimi mbyllur ka shkaktuar pakënaqësi tek ajo. Megjithatë në vendin tonë kanë filluar të aplikohen masat lehtësuese.

Nga data 18 maj do të hapen baret e restorantet ndërsa numri i të prekurve rritet.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al