22 Shkurt, 2022

Stili i pazakontë i Rihannës gjatës shtatzënisë, disa nga veshjet më ikonike


Stili i Rihannës gjatë shtatzënisë nuk mund të ishte më i veçantë dhe po komentohet kaq shumë në media.

Këngëtarja e “Love On The Brain” i la të gjithë gojëhapur sërish teksa kishte dalë për darkë në Malibu më 15 shkurt. Këtë herë, ajo kishte veshur një palë pantallona Chrome Hearts, një Michael Fanella të Jordan Chicago Bulls dhe një xhaketë që kap shifrën e 15,000 dollarëve nga Saint Laurent.

Përpara se të njoftonte në fillim të këtij muaji se ajo dhe i dashuri A$AP Rocky ishin në pritje të ëmbël, 33-vjeçarja u përpoq ta mbante të fshehtë lajmin. “Ishte e vështirë tua fshehja lajmin miqve të mi sepse ata janë rreth meje, ata i dinë zakonet e mia,” tha së fundmi këngëtarja në një intervistë për E!Neës. “Ata më pyesnin: “Nuk do diçka për të pirë? Nuk po pi duhan?” Dhe unë po ha gjërat që nuk jam mësuar t’i ha. Ata e dinë që i urrej ëmbëlsirat dhe papritmas po kërkoja biskota dhe donuts. Por më në fund, thjesht erdhi momenti tu tregoja të vërtetën, dhe ata ishin të gjithë të tronditur, natyrisht, siç u trondit edhe bota”. -shtoi ylli nga Barbados.

Këto ditë, ajo thjesht i ka magjepsur të gjithë me stilin e saj të pazakontë të shtatzënisë. Deri më tani, ajo ka shfaqur barkun e rrumbullakosur në disa raste. Këto janë disa nga veshjet e Rihannës gjatë këtyre muajve të shtatzënisë.

Fansja #1

Ndërsa ndodhej për darkë në New York me A$AP Rocky dhe vëllain e saj Rorrey Fenty, Rihanna u duk shumë elegamnte me një bluzë të “New York Mets”, xhaketë bomber kafe, xhinse me gurë të çmuar dhe taka të zeza me rripa.

Rihanna

Touchdown!

Këngëtarja veeshi një bluzë blu të tejdukshëm, shall koke, xhaketë blu dhe xhinse pasi “Rams” fitoi “Super Bowl”.

Rihanna, Baby Bump, Pregnant

Kthimi në Tapetin e Kuq

Riri shfaqi barkun e rrumbullakosur teksa veshi një bluzë të gjelbër dhe pantallona rozë me të zezë të ngjashme në festën e Fenty Beauty dhe Fenty Skin në Los Angeles më 11 shkurt, më pak se dy javë pasi konfirmoi shtatzëninë e saj. Edhe A$AP Rocky iu bashkua asaj në këtë festë.

Rihanna

 

Kombinim i fortë

Në një nga daljet e saj në Kaliforni, këngëtarja veshi një bluzë bezhë  të kombinuar me një pallto me lara-lara.

Rihanna, Baby Bump

Vajza e fanellave

Vetëm disa ditë pasi njoftoi shtatzëninë, Rihanna tregoi barkun e saj teksa kishte veshur një fanellë me doreza portokalli.

 Rihanna

Xhaketa në formë zemre

Riri e kombinoi xhaketën e saj ikonë në formë zemre Saint Laurent me një fanellë të Chicago Bulls dhe pantallona Chrome Hearts për darkë në Nobu.

Rihanna

Ngjyra e zezë

Në një nga daljet e saj Rihanna u shfaq me një bluzë të zezë me lidhëse, shoqëruar me pantallona të zeza dhe taka po ashtu të zeza.

Rihanna, PREMIUM EXCLUSIVE

Ngjyra rozë

Për konfirmimin e shtatzënisë më 31 janar, Rihanna mahniti me një pallto vintage rozë Chanel e shoqëruar me bizhuteri ekstravagante dhe xhinsa.

Rihanna, ASAP Rocky, A$SP Rocky, Pregnant, PREMIUM EXCLUSIVE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al