11 Shtator, 2017

Starton ‘Pop Culture’ në Top Channel, prezantuesit puthen në buzë në nisje të emisionit


Ditën e sotme ka filluar emisioni më i ri në Top Channel, “Pop Culture”, i cili drejtohet nga dy moderatorët e njohur Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema.

Ata e kanë hapur emisionin në një mënyrë të veçantë: duke u puthur në buzë! Puthja në emisionin e parë  tashmë duket se është kthyer në një traditë. Pasi në sezonin e kaluar, të njëjtën gjë kanë bërë moderatorët e “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu dhe Devis Muka.

Pas puthjes, Dojna dhe Kelvi kanë hedhur batuta me njëri-tjetrin. Ka qenë pikërisht Kelvi ai që e ka nisur duke thënë: “Kur e bënë ata të “Fiksit”, pse mos ta bëjmë edhe ne?”.E kjo është pasuar nga Dojna, e cila ia ka kthyer: “Çfarë do të thonë tani, që jemi heteroseksualë?”

 

Duke dashur kështu të ironizojnë disi ata që nuk pritën aspak mirë puthjen e çunave të “Fiks Fare”. Gjithsesi, duket se Dojna dhe Kelvi ia kanë dalë me sukses në ditën e tyre të parë të transmetimit./Blitz.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al