18 Maj, 2022

“Squid Game 2”/ Kur pritet të lançohet premiera e sezonit të dytë e serialit korean


Krijuesi i Squid Game, Hwang Dong-Hyuk, ka zbuluar detajet e sezonit të dytë të serialit të suksesshëm korean.

Regjisori koreano-jugor konfirmoi se ai është në diskutimet përfundimtare me Netflix për një vazhdim të serialit qv u bë hit global në vitin 2021 dhe vlerësoi se premiera mund të dalë në vitin 2023 ose 2024.

Ndërsa zbuloi se ka vetëm rreth tre faqe me material të skicuar, ai i tha Vanity Fair se po synon t’i kthejë ato në një skenar për pjesën e ardhshme të serialit.

“Njerëzimi do të vihet në një provë përmes atyre lojërave edhe një herë,” tha ai, shtuar se Gi-hun (Lee Jung-jae) patjetër do të rikthehet edhe në sezonin e dytë.

Duke folur për skicën e temave të mundshme të sezonit 2, Hwang shtoi se ai donte “të bënte pyetjen, ‘A është i mundur solidariteti i vërtetë midis njerëzve?'” pasi personazhet ishin “përqendruar në dëshirën për të vrarë njëri-tjetrin” në sezonin e parë.

Në janar, CEO i Netflix dhe shefi i përmbajtjes, Ted Sarandos tha se seriali do të rikthehej  dhe se “universi i Squid Game sapo ka filluar”.

Squid Game debutoi me sukses masiv në shtator 2021, duke u bërë  lançimi më i madh i platformës dhe seriali i parë korean që arrin pozicionin nr. 1 në 10 titujt kryesorë të Netflix në Shtetet e Bashkuara.  Ai vazhdoi të kryesojë listat e gjigantit të transmetimit në të gjitha 94 vendet ku kompania ka një renditje në top 10.

Squid Game fitoi tre çmime Screen Actors Guild në ceremoninë e 2022 në shkurt, duke përfshirë nderime individuale për Lee dhe HoYeon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al