20 Qershor, 2018

Spikerja nuk i mban dot lotët gjatë emisionit live, ja arsyeja prekëse (VIDEO)


Spikerja e “MSNBC”, Rachel Maddow ka shpërthyer në lot ndërkohë që raportonte lajmin e trishtë se administrata e Presidentit Donald Trump po strehon foshnje dhe fëmijë emigrantë të ndarë me forcë nga prindërit, në kafaze me dysheme prej betoni në Teksas.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës teksa gazetarja po lexonte raportin nga “Associated Press”. Në ato momente emocionet e mundën përpara kamerave.

Ndërkohë imazhet e botuara këtë javë të fëmijëve dhe të rinjve në objektet e strehimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nxitur zemërim kudo në botë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al