22 Prill, 2024

Spice Girls ribashkohen… në festën e 50 vjetorit të lindjes së Victoria Beckham


Të pesë anëtarët e Spice Girls janë ribashkuar, ndoshta jo siç e prisnit.

Të shtunën mbrëma, Victoria Beckham, Melanie Brown, Emma Bunton, Geri Horner dhe Melanie Chisholm, të njohura me pseudonimet si Posh, Scary, Baby, Ginger dhe Sporty Spice, u mblodhën për të festuar 50-vjetorin e Viktorias në Londër.

Anëtaret e grupit festuan sikur të ishte viti 1997, duke performuar këngën e tyre klasike, Stop.

David Beckham publikoi momentin në Instagram, teksa ato këndonin së bashku.

“Nata më e mirë ndonjëherë! Gëzuar ditëlindjen për mua! Ju dua shumë të gjithëve! #SpiceUpYourLife”, komentoi Victoria.

Hashtag-u lidhet me një këngë me të njëjtin emër, të publikuar nga Spice Girls gjatë lulëzimit të tyre të viteve 1990.

Në festën e cila u raportua se u zhvillua në klubin privat të anëtarëve të Oswald në Mayfair ku morën pjesë personazhe të famshëm nga Tom Cruise, Salma Hayek, Rosie Huntington-Whiteley dhe Gordon Ramsay.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al