27 Qershor, 2023

Sot janë prindër të dy fëmijëve, por Lorik Cana kërkoi të ndahej nga partnerja e tij pas tre muajsh lidhje. Ja arsyeja


Partnerja italiane e ish-kapitenit të kombëtares, Lorik Cana ka rrëfyer për herë të parë disa detaje të pazbuluara nga historia e tyre e dashurisë.

Në dokumentarin “Lorik” kushtuar kapitenit legjendar, Monica ka zbuluar se Loriku e ka lënë atë vetëm tre muaj pas njohjes, pasi ky i fundit dëshironte një grua shqiptare.

 “Shkoj me disa shoqe të miat në restorant. Aty ishte një tryezë e madhe dhe unë ulem përballë. Aty ishte edhe Loriku dhe shpesh shkëmbenim shikime dhe buzëqeshje. Në fund vjen kamarierja për të sjell faturën dhe më sjell edhe një letër me numrin e telefonit dhe me emrin. Kur shkoj në shtëpi i shkruaj: ‘Ka ikur koha e letrave. Duhet të ishe ngritur nga tryeza dhe të më flisje’. Ai nuk më tregoi se ishte futbollist, më tha se do të largohej për një javë për arsye të punës dhe do të më shkruante kur të kthehej. Ai ishte në grumbullim me Kombëtaren”- tregoi fillimisht ajo.

Më pas, Monica tregon momentin kur ish-futbollisti i kërkoi ndarjen sepse dëshironte një grua shqiptare, gjë që nuk e kishte bërë të ndihej mirë.

“Kemi dalë pasi është kthyer dhe pas tre muajsh më la. Më la sepse e donte gruan shqiptare. Normalisht që u ndjeva keq sepse më la thjesht për faktin që isha italiane dhe se isha dikush thjesht për ta kaluar kohën. I thashë: ‘Në rregull, paç fat’. Disa kohë më vonë ndodhesha në një servis dhe e dëgjoj një zhurmë makine. Ishte makina e tij. E pyes nëse e kishte gjetur gruan dhe më thotë jo. I them se mund të dilnim për darkë dhe kështu u lidhëm sërish për të mos u ndarë më”.– ka treguar Monica.

Epo duket se fati kishte shkruajtur që dyshja të ishin bashkë, pasi ata sot janë bërë dhe prindër të dy fëmijëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al