29 Qershor, 2018

Sot është super e famshme, por ja si ka qenë Enca para disa vitesh (FOTO)


Padyshim që sot është një nga këngëtaret më të preferuara të publikut, këngët e saj janë kthyer në hite. Madje fama e Encës ka kaluar edhe jashtë kufijve shqiptar.

Thuajse çdo ditë ajo është në qendër të vëmendjes, jo vetëm për anën profesionale, por edhe atë private e fotot provokuese ku tregon format bombastike.

Por ditën e sotme duket se Enca është bërë nostalgjike dhe ka postuar disa video të para 8 viteve, nga koha kur bënte këngë “cover” në Youtube dhe nuk ishte e njohur sa sot.

Më pas këngëtarja ka postuar disa video nga videoklipet e saj të para ku sigurisht pamja e saj ndryshon shumë nga Enca bombastikja që shohim sot.

“Dhe kështu me radhë…Mora pjesë në disa shfaqje talentesh, festivale fëmijësh etj. Punova shumë që ta bëja ëndrrën time realitet dhe…BAM ja ku mora famën e madhe”, shkruan Enca teksa tregon videoklipin e këngës “A po t’pëlqen”.

“Ishte e gjitha origjinale. Nuk kisha nevojë të paguaja qindra ose mijëra para për promocion që të bëhesha ndërkombëtare”, shton Enca.

“Dhe njerëz ju e dini vazhdimin, shumë njerëz u bënë pjesë e udhëtimit, por derisa ja dola, isha vetëm, unë dhe familja ime. Ndiqni ëndrrat dhe mos lejoni askënd t’ju tregojë çfarë duhet të bëni, ose t’ju thotë që nuk je e mirë mjaftueshëm ose akoma më keq, t’ju thonë që të ka bërë dikush tjetër. Dhe më e rëndësishme nga të gjitha, ji një person i mirë, bëj gjëra të mira, nuk mund të jesh artist nëse nuk je njeri. Merrni një copë këshillë nga një artiste e bërë vetë. Paçi fat”, përfundon Enca.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al