15 Janar, 2018

Sot është ‘e hëna blu’, dita më e trishtuar e vitit. Ja pse


Ka dy mënyra si mund ta shohim janarin. Në një këndvështrim të parë e shohim si një “gotë gjysmë plotë” që për disa njerëz është koha e vendosmërisë, e përpjekjeve te reja dhe rivlerësimit. Dhe për një pjesë tjetër të njerëzve, është mbingarkesë dhe thellim në mjerim. Dita e sotme, 15 janari është e ashtuquajtura ‘e hëna blu’, që njihet ndryshe si dita më trishtuar e vitit. Sipas një studiuesi të universitet të Kardifit, e hëna e tretë e janarit është dita në të cilën njerëzit ndihen  më depresivë. Sigurisht, pas këtij zbulimi nuk qëndron ndonjë përllogaritje shkencore strikte, por mendohet se lidhet me disa arsye si moti i ftohtë, vera që duket ende shumë larg, shpenzimet e mëdha të festave,duke shtuar këtu edhe faktin se e hëna është dita e parë e javës dhe e punës.

Aktiviteti fizik, takimi me miqtë apo ndonjë film humoristik do t’ju ndihmojë ta kaloni shumë lehtë këtë ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al