29 Dhjetor, 2018

Soni Malaj me truprojë në Festival, por pas performancës e pret i dashuri (FOTO)


Fundjavën që lamë, në Pallatin e Kongreseve u organizua nata finale e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, ku fituese u shpall Jonida Maliqi.

Një nga konkurrentet ishte edhe këngëtarja Soni Malaj, e cila u paraqit me këngën “Më e fortë”, e komentuar si pretendentja për çmimin e parë. Pas shpalljes së Maliqit si fituese, Soni publikoi në “Instagram” një status, ku ndër të tjera shkruante: “U riktheva në një garë duke besuar, dashuruar e punuar fort për një këngë, me të cilën besoj edhe nga mbështetja juaj, do ta kemi refren gjatë së bashku. Në çdo rrugëtim, unë kam nxjerrë mësimet e mia. Të këtij dhjetori i kam në zemër. Urime kolegëve, me të cilët ndamë skenën, Jonidës mbarësi në Izrael. Mezi pres të ndajmë projektet e tjera, ju dua pafund!”.

Për të gjithë ju që jeni kureshtarë të shihni Sonin në paskuinta, paparazzi ju sjell këto foto, ku shihet tek shoqërohet nga truproja para hyrjes në skenë dhe në një përqafim plot dashuri me partnerin e saj, pasi kishte përfunduar performancën.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al