27 Prill, 2021

Sondazhi i fundit/ Burrat pa muskuj janë më tërheqës për gratë, sepse…


Një sondazh i zhvilluar online tregoi se gratë preferojnë më shumë personalitetin sesa pamjen, prandaj nuk zgjedhin djemtë me muskuj e trupa të palestruar.

sondazh trup burrat (2)

“Cosmopolitan” ndan me të gjithë përfundimet e sondazhit:

Një “trup si i babait” është lloji më i preferuar kur vjen puna për të zgjedhur një partner.

sondazh trup burrat (5)

Platforma e takimeve në internet, “Dating.com”, kreu një sondazh me anëtarët e saj për të zbuluar preferencat e llojit të trupit kur kërkonin një partner. Vetëm 15% e të anketuarve thanë se preferojnë një trup të palestruar e me muskuj.

sondazh trup burrat (3)

Për 20% të të anketuarve, lloji i trupit të partnerit të tyre nuk kishte rëndësi, pasi preferonin të përqendroheshin te personaliteti më shumë sesa te pamja. Dhe gati 75% zgjodhën një partner me një trup normal, të pa palestruar.

sondazh trup burrat (4)

Më shumë gra preferojnë trupat “e butë” dhe “të rrumbullakët”. Sipas tyre, shpesh trupat e tonifikuar i bëjnë të frikësohen dhe të mos ndihen mirë me veten e tyre.

sondazh trup burrat (1)

Ato shprehën dëshirën për të pasur një partner që jo vetëm ushtrohet, por që bashkohet me to edhe për të ngrënë një picë apo hamburger.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al