27 Shkurt, 2018

“Snapchat” sërish me të reja, ju lejon të ktheni veten në personazh filmash të animuar (FOTO)


Rrjeti social “Snapchat” vjen sërish me të reja, pasi ka krijuar “Friendmoji” 3D, në mënyrë që përdoruesit e tij të mund të vendosin veten e tyre si personazh filmash të animuar në një botë virtuale.

Bëhet e ditur se ata që përdorin këtë rrjet social do të mund të përzgjedhin mes një morie tiparesh për ta bërë “avatarin” sa më të ngjashëm me veten.

Gjithashtu thuhet se “Friendmoji” mund të përdoret nga të gjithë ata që kanë të instaluar aplikacionin “Bitmoji” në një pajisje iOS ose Android.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al