7 Dhjetor, 2023

“S’më pëlqejnë fare shakatë s*ksiste”- Pasi u eleminua nga “DWTS”, Juliana Nura shpëthen keq ndaj Ilir Shaqirit: Është shumë njeri negativ


Ish-banorja e BBV Kosova, njëkohësisht dhe një prej ish-konkurrenteve të DWTS, Juliana Nura, është shprehur e pakënaqur me komentet e kryetarit t jurisë, Ilir Shaqiri, gjatë sfidës së saj të kërcimit.

Në një intervistë bashkë më partnerin e saj të kërcimit, Dion Gjinika, në emisionin  “Pardon My French”, Juliana Nura ka folur rreth përfundimit të rrugëtimit të tyre javën e kaluar në DWTS.

Në radio dyshja zbuloi më shumë detaje në lidhje me vazhdimësinë e angazhimeve të tyre pas spektaklit. Në Fan Club me Kiara Titon, Juliana tha se ishte juria ajo që vendosi se ajo duhej të largohej atë mbrëmje. Sipas saj, ishte diçka që nuk e priste dhe nuk e meritonte, sepse së bashku me Dionin, ishin një çift që çdo puntatë kishin vlerësime të mira.

“Të gjithë janë zhgënjyer nga dalja jonë, por fatkeqësisht kështu deshi juria. Kam qenë shumë e zhgënjyer dhe e shokuar këto tri-katër ditë. Nuk e prisja fare. Normal, sepse unë kisha ardhur për të fituar”, tha ajo.

Ndër të tjera, e pyetur nëse është penduar për deklaratat saj të bëra deri më tani në lidhje me jurinë, konkretisht Ilir Shaqirin, ajo është shprehur: Jo, asnjëherë!

“Unë jam një person që kur e flas diçka, i rri mbrapa dhe nuk e them pa pasur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘sex jokes’ që bën ai”, theksoi ajo.

Gazetarja: Janë dy gjëra të ndryshme të jesh njeri negativ dhe të kesh vlerësuar negativisht.

Juliana: Jo, vlerësimin e ka dhënë gjithmonë ashtu-ashtu. Siç e thashë edhe në intervista të tjera, unë mendoj se duke pasur Dionin balerin, nuk e di pritshmëritë e mia ishin pak më ndryshe. Nuk jam zhgënjyer vetëm unë, por shumë njerëz që na kanë përcjellë dhe e kanë dashur çiftin Dion-Juliana. Kjo është ajo e vërteta dhe shihet, unë gjithmonë e them që kur merr diçka për bazë duhet të shihen klikimet, komentet, votimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al