12 Qershor, 2023

S*ksi pas të 50-ave, çfarë e bën të vështirë për gratë! Ja pengesa e tyre kryesore për të arritur kënaqësinë s*ksuale


Menopauza duket se qëndron si pengesa kryesore për kënaqësinë seksuale tek gratë.

cift te moshuar seks1

Sipas një studimi nga Universiteti i Miçiganit, ku u morën në hulumtim 1200 gra amerikane të moshës 50 deri në 80 vjeç, më shumë se një e katërta e tyre thanë se simptomat e menopauzës ndikonin në jetën e tyre seksuale.

 Një e treta e tyre ishin të moshës 50 deri në 64 vjeç.

Problemet me gjumin dhe shtimi në peshë ishin më të zakonshmet, të ndjekura nga ulja e dëshirës seksuale, djersitjet gjatë natës dhe ndryshimet e humorit. Në total, 28% e tyre deklaruan se këto simptoma ndikuan në jetën e tyre seksuale .

Mdërsa 17% deklaruan se probleme të tjera shëndetësore ishin pengesë në jetën e tyre seksuale.

Simptomat e menopauzës që ndikojnë:

Edhe pse nuk është e qartë se cilët faktorë kanë ndikimin më të madh, ekspertë të ndryshëm theksojnë se menopauza mund të ndikojë në funksionin seksual të një gruaje në disa mënyra:

Për shkak të ndryshimeve hormonale, mund të ketë thatësi dhe acarim në zonën vaginale, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale.

Megjithatë, këto probleme janë të menaxhueshme, qoftë me përdorimin e lubrifikantëve ose me procedura të tjera vaginale.

Ulja e estrogjenit gjithashtu çon në një ulje të dëshirës seksuale për shumë gra.

Në të njëjtën kohë, ndjenja e lodhjes është një dukuri e përditshme, një fakt që mund të lidhet me djersitjet gjatë natës, me sëmundje të tjera kronike apo me jetën e tyre intensive të përditshme, duke e vënë seksin në vend të dytë.

Megjithatë, vetëm 44% e grave ishin konsultuar me një specialist për opsionet që mund të lehtësonin simptomat.

Gjithashtu me interes është fakti se 52% e grave që nuk ishin seksualisht aktive u shprehën të kënaqura me jetën e tyre seksuale. Megjithatë, kjo ishte më e ulët se përqindja e grave që ishin seksualisht aktive, në 74%.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al