25 Janar, 2018

Skandali në Mal të Zi: Vërejtje për televizionet që transmetojnë këngën e famshme “Albanian”


Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë që kur është publikuar kënga e Etno Engjujve, Lyrical Son dhe DJ Blunt me titull “Albanian”, ajo vijon të mbetet një hit i vërtetë.

Pavarësisht kësaj, kënga e cila i është dedikuar traditave, vlerave shqiptare dhe atdhedashurisë, mesa duket ka hasur probleme në Mal të Zi.

“Televizioneve malazeze u është ndaluar që të transmetojnë këtë këngë”, shkruan gazeta “Blic”.

Kjo e fundit shton se televizionet “Boin” dhe “Teuta” kanë marrë vërejtje pasi kanë transmetuar këngën e famshme me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Lidhur me censurën nga shteti malazez kanë reaguar edhe artistët që kanë krijuar këngën “Albanian”. “Pas shumë paralajmërimeve, siç duket shteti i Malit të Zi paska urdhëruar ndalimin e transmetimit të këngës “Albanian”, shkruan Genc Prelvukaj i grupit Etno Engjujt në rrjetet sociale.

“#Albanian ju s’mund të ndaloni!”, shkruan reperi Lyrical Son.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al