12 Prill, 2023

Skandali i Dalai Lama me fëmijën e vogël/ Këngëtarja e njohur reagon e revoltuar, i bën thirrje të gjithë prindërve: Flisni vazhdimisht me ta dhe mësojini se…


 

Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama kërkoi falje të hënën (10 prill) pas publikimit të një videoje, që tregonte atë duke puthur një fëmijë në buzë dhe që shkaktoi reagime të forta në rrjet.

Në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare, udhëheqësi shpirtëror 87-vjeçar tha se i vinte keq për incidentin dhe dëshironte t’i “kërkonte falje djalit dhe familjes së tij, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij”.

Incidenti ndodhi gjatë një tubimi publik në muajin shkurt në tempullin Tsuglakhang në Dharamsala, ku jeton udhëheqësi shpirtëror tibetian në mërgim. Në një moment, një djal i vogël e pyeti nëse mund ta përqafonte.

Dalai Lama e ftoi djalin drejt platformës ku ishte ulur. Në video duket se ai i bëri shenjë ta puthte në faqe, para se ta përqafonte.

Më pas Dalai Lama i kërkoi djalit ta puthte në buzë. “Më thith gjuhën”, dëgjohet duke thënë Dalai Lama ndërsa djali i vogël përkulet duke shkaktuar të qeshura nga publiku.

Mirëpo pas këtij skandali ka ardhur dhe reagimi i reperes së njohur Cardi Be cila ka bërë një thirrje publike për të gjithë prindërit. Artistja u ka kërkuar që ata të flasin vazhdimisht me fëmijët e tyre dhe t’i dinë kufijtë se çfarë duhet dhe çfarë nuk dihet t’i lejojnë njerëzve .

“Kjo botë është plot me grabitqarë. Ata kapin të pafajshmit, ata që janë më të paditurit, fëmijët tanë. Grabitqarët mund të jenë fqinjët tanë, mësuesit tanë të shkollave, madje edhe njerëzit me para, pushtet dhe kishat tona. Flisni vazhdimisht me fëmijët tuaj për kufijtë dhe çfarë nuk duhet t’i lejojnë njerëzit t’u bëjnë atyre.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al