25 Janar, 2018

Skandalet seksuale në Hollywood, në shënjestër edhe këngëtari i famshëm


Nuk kanë të mbaruar skandalet e abuzimeve seksuale në Hollywood. E këtë herë në shënjestër është vënë këngëtari i famshëm Justin Timberlake.

Ka qenë vajza e adoptuar e Woody Allen, Dylan Farrow e cila ka deklaruar se këngëtari shumë i dashur, sidomos për femrat, nuk duhet të kishte punuar me regjisorin në filmin e vitit 2017, “Wonder Wheel”.

Pavarësisht se Justin është solidarizuar me fushatën #MeeToo kjo nuk ka mjaftuar për vajzën e regjisorit e cila e ka quajtur thjesht shtirje.

Gjithashtu Dylan Farrow e ka akuzuar babain e saj se ka abuzuar me të në moshën 7-vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al