5 Nëntor, 2017

Situata e çuditshme mes Valonit dhe Beatrix, ja ku përfundoi kupa e fitores së ‘YFSF’


Këngëtari Valon Shehu foli në programin “Një kat më lart” rreth eksperiencës së tij në “Your face sound familiar”. Ju kujtojmë se ai u shpall fitues në mbrëmjen e spektaklit, ndërsa të nesërmen produksioni lajmëroi nëpërmjet rrjeteve sociale se fituesja ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Edhe njëherë tjetër Valoni u shpreh se iu duke shumë e çuditshme kjo ndodhi, për vet faktin se ne 12 javë nuk kishte pasur probleme me pikët. ‘’E pyeta Alketën dhe Verën mos ishte e qëllimshme, por ato thanë jo .‘’ ,-theksoi Valoni teksa nuk e mohon sa keq u ndje me këtë incident.Ai tha se edhe kupën e fitores e ka në shtëpi, në mesin e kupave të tjera të fituara.  Një situatë kjo shumë e paprecedentë apo jo ?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al