30 Gusht, 2017

Sindroma e stresit pas pushimeve, ja si ta menaxhoni


Miliona njerëz nëpër botë vuajnë nga “sidroma e stresit pas pushimeve”. Ajo është një formë stresi, e cila shfaqet pas një periudhe relaksuese të jetës (ndoshta jo gjithmonë fizike, por të paktën mendore). Efektet e këtij stresi nuk duken vetëm pas pushimeve verore, por prekin edhe njerzit që shkeputen nga puna gjatë Krishtlindjeve. Duhet shumë mund dhe durim për të menaxhuar stresin pas pushimeve.

Ja si të menaxhoni stresin në punë pas pushimeve?

  • Përpiquni të ktheheni nga pushimet 1-2 ditë përapara se të filloni punë. Ato dy ditë që keni në dispozicion zbrasni valixhet, shkoni në supermarket dhe merruni me punët e shtëpisë.
  • Përpiquni që gradualisht të ktheheni te obligimet e punës. Filloni me detyrën më të thjeshtë si p.sh: lexoni postën elektronike apo rregulloni zyrën.
  • Vendosni një foto për t’ju kujtuar pushimet në zyrë dhe ndërsa e shikoni kujtoni gjërat e bukura të kaluara gjatë pushimeve.
  • Menaxhoni kohën dhe aktivitet që të mos ndiheni të mbytur me punë.
  • C’lodhuni! Shpesh stresi dhe melankolia ndryshojnë regjimin metabolik të trupit.
  • Stervituni! Ushtrimet fizike dhe stërvitja janë ndoshta mënyra më e mirë për të luftuar stresin.
  • Kërkojini ndihmë kolegëve dhe miqve tuaj.
  • Mos lini takime për ditën e parë të punës.
  • Bëni çdo ditë dicka të bukur për veten tuaj. Mos prisni vetëm pushimet e ardhshme.

 

Pra përpiquni të mbani një balancë midis punës dhe jetës personale. Të ruani këtë balancë do të thotë që ju duhet të gjeni kohë për të katërt aspektet më të rëndësishme të jetës: punën, familjen, hobet dhe miqtë. Është shumë e rendësishme dhe e nevojshme të gjeni kohë çdo ditë edhe për veten tuaj. Është gjithashtu shumë e rendësishme të bëni aktivitete jashtë axhendës ditore, individualisht apo me kolegët ose familjarët për të mundësuar shkeputjen nga rutina stresuese. Përpiquni të shmangni mendimet dhe ndjenjat negative për të mos i lënë të akumulohen duke u bërë problem serioz.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al