8 Shtator, 2021

“Si zombie, e shpifur”/ Melisa Lleshi “shpërthen” kundër ndjekësve që e kritikuan për… Ja çfarë e irritoi ish-konkurrenten e “Për’puthen”


Melisa Lleshi ka reaguar me anë të një postimi në Instastory ndaj të gjithë atyre personave që e kritikuan për mënyrën se si dukeshin gishtërinjtë apo duart e saj.

melisa lleshi (2)

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të dorës dhe krahas saj shkroi:

Si alien, si zombie, e shpifur, photoshop, ça nuk thatë për këto duar. Por pjesa më e bukur ishte që kur shikoja profilet që kishin shkruar këto komente ishin 3 katgori: profile fallso, profile femrash dhe profile nënash!!! Vazhdoj mos të kuptoj dhe kurrë nuk do i kuptoj dy kategoritë e para, sepse në momentin që për një x arsye, një person nuk është në preferencat e mia, nuk i bëj follow, madje mund t’i bëj bllok por kujt i bëhet vonë!

melisa lleshi (4)

Por nënat??? Turp që shoh komente të tilla nga nënat! Kshu do i mësoni fëmijët të sillen??? Këtë lloj ligësie do u mësoni të transmetojnë tek të tjerët??? Këtu keqtrajtojnë femra-femrën dhe ndërkohë pretendojmë që meshkujt të trajtojnë mirë femrat!!! Kur thuhet stop dhuna, përfshihet çdo lloj dhune, jo vetëm ajo fizike.

Dhuna fizike, psikologjike apo shpirtërore, nuk duhet të ekzistojë as nga femrat, as nga meshkujt!! Nga e din ti moj nënë e dashur se pse më ka dalur dora mua si zombie, nga e din ti se ndoshta kam probleme me peshën apo diçka tjetër në lidhje me shëndetin!

melisa lleshi (5)

Gjithkush nga ne po e kalon diçka dhe askush nuk është i detyruar të shfaqë problemet në rrjetet sociale! Mua më vjen keq për ju, sepse ajo ligësi që kanë disa njerëz, femra dhe meshkuj, dhe sidomos nënat, nuk do ju kalojë asnjëherë dhe pse unë jua uroj me zemër që të jetë vetëm një fazë!”.

melisa lleshi (6)

Melisa zbuloi se ka pasur probleme shëndetësore, pasi ka rënë shumë në peshë. Ajo tha se shkak për këtë është puna dhe stresi.

melisa lleshi (4)

melisa lleshi (5)

melisa lleshi (2) melisa lleshi (3) andi shehu melisa lleshi (5) andi shehu, melisa lleshi (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al