5 Maj, 2020

Si të forconi sistemin imunitar për të shmangur simptomat agresive të virusit

Që nga shpërthimi i pandemisë, tashmë një gjë është e qartë: virusi prek pjesën më të madhe të popullsisë. Më saktë, njerëzit mbi 65 vjeç dhe të gjithë ata që kanë sëmundje para-ekzistuese që i ekspozojnë ata në një rrezik më të madh të marrjes së Covid-19.

Arsyeja pse këta njerëz mund të sëmuren më lehtë është se ata kanë një sistem imunitetar më pak efikas se njerëzit e tjerë. Jo të gjithë janë të barabartë imunologjikisht. Një i rritur i shëndetshëm është në gjendje të zmbrapsë shumicën e kërcënimeve, duke përfshirë Covid, por ndërsa ne plakemi efikasiteti i sistemit imunitar zvogëlohet dhe për këtë arsye ne jemi më të ekspozuar ndaj rrezikut të kapjes së sëmundjeve. E cila vlen, ndoshta edhe më shumë, për njerëzit që vuajnë nga sëmundje para-ekzistuese, të tilla si diabeti ose hipertensioni.

Për të luftuar pandeminë, autoritetet shëndetësore në të gjithë botën janë përqendruar në tre masa parandaluese: izolimin e të sëmurëve, distancimin social dhe larjen e shpeshtë të duarve. Por këtij “arsenali” ndoshta i mungon një “armë” e katërt, përkatësisht forcimi i aftësisë së reagimit imunitar të njerëzve.

Si të forconi sistemin imunitar për të shmangur simptomat më të këqija të virusit

Pakësoni stresin

Mënyra e parë është që të përpiqemi të zvogëlojmë stresin, i cili siç e dimë është një burim i kortizolit. Mjete të dobishme për uljen e stresit mund të jenë meditimi, frymëmarrja e kontrolluar dhe ndihma e terapistit (nga distanca natyrisht).

Gjumi

Ju gjithashtu mund të ulni stresin duke provuar të flini më mirë dhe më shumë: tetë orë gjumë në natë është një “kurë” e mirë për sistemin imunitar. Asnjëherë mos shkoni në shtrat shumë vonë dhe kurrë mos pini kafe në mbrëmje nëse e dimë që do të na largojë gjumin. Nëse flemë shumë pak, prodhimi i citokineve zvogëlohet, substanca proteinike që shërbejnë për të luftuar infeksionet dhe inflamacionet.

Dieta

Një tjetër armë e fuqishme për forcimin e sistemit imunitar është dieta. Dieta jonë e përditshme duhet të përfshijë sasi të mëdha të perimeve me gjethe jeshile, frutat dhe proteinat e perimeve. Në veçanti, marrja e mineraleve dhe vitaminave është thelbësore: zinku, seleni, hekuri, bakri, acidi folik, vitaminat A, B6, C dhe E. Është gjithashtu e rëndësishme për të ulur ose ndaluar konsumin e alkoolit: konsumimi i tepërt i alkoolit mund të dobësojë sistemin imunitar.

Vitamina C dhe Covid-19

Çështja e efekteve të vitaminës C në sistemin imunitar është diskutuar mjaft, por duket se administrimi i vitaminës C tek pacientët me sëmundje kritike ka treguar rezultate premtuese. Sipas një artikulli të botuar në internet në faqen e Universitetit të Helsinkit, administrimi i vitaminës C në sasinë nga një deri në gjashtë gram në ditë për 471 pacientë në oksigjenim të komanduar ka bërë që koha e oksigjenimit të shkurtohet me një mesatare prej 25%. Kjo nënkupton, ndër të tjera, mundësinë e lëshimit të pajisjeve për pacientët e tjerë që kanë nevojë për të.

/Revista Psikologjia